NBA: Detroit shënoi fitoren e parë pas 28 humbjesh

31.12.2023 16:39

Pas 28 humbjesh radhazi, skuadra e Detroit Pistons fitoi sot 129-127 ndaj kanadezëve të Toronto...

Pas 28 humbjesh radhazi, skuadra e Detroit Pistons fitoi sot 129-127 ndaj kanadezëve të Toronto. Një fitore që rikthen disi buzëqeshjen te skuadra e Detroit, që barazoi rekordin më negativ të NBA, atë të 28 humbjeve radhazi që mbahej nga Philadelphia. Por për Detroit ky është një rekord disi më i keq, pasi të 28 humbjet radhazi u arritën brenda një sezoni (2023-2024), ndërsa Philadelphia i arriti ato në harkun kohor të dy sezoneve: fundi i sezonit 2014-2015 dhe fillimi i sezonit 2015-2016. Kjo është fitorja e tretë sezonale për Detroit, që numëron edhe 29 humbje në total.
 
Fitorja e fundit në NBA datonte më 29 tetor të këtij viti. Ky është edhe rekordi më negativ i këtij ekipi në NBA, që mbyll renditjen në Konferencën e Lindjes. Dallas Mavericks triumfuan me 132-122 tek Warriorsa, ndërsa slloveni Luka Donçiç ka fituar dygarëshin me Stephen Curry. Slloveni shënoi 39 pikë rekord ose 14 më shum se Curry. Timberëolves në kryendeshjen e Perëndimit me 108:106 e mundën LA Lakerse. Anthony Edëards  shënoi 31 pikë për 38 minuta lojë.