Kulturë

Agjencia e Filmit: rritet mbështetja e festivalit të filmave në Maqedoni

26.03.2015 16:25

Agjencia e Filmit në Maqedoni shpalli rezultatet e konkursit për financimin e projekteve në lëmin e veprimtarisë filmike...

Kryesisht mbështeten manifestimet ekzistuese të njohura në vend, ndër të parat janë manifestimet “Vëllezërit Manaqi” me 7 milion e 700 mijë denarë, “Sinedejs Make Doks” dhe Festivali Filmik i Shkupit, të cilët kanë marrë tre dhe dy milion denarë.
 
Nga festivalet shqiptare janë ndarë mjete për festivalin “Oda”nga Tetova, i cili është mbështetur me 800 mijë denarë. 
 
“Vetëm një nga festivalet shqiptare konkurroi dhe mori mbështetje , “Oda” nga Tetova, dhe ka mbështetje më të madhe në krahasim me vitin e kaluar, që morën 400 mijë denarë, ndërsa këtë vit 800 mijë denarë”- tha drejtori i Agjencisë së Filmit, Darko Bashevski.
 
Gjithashtu, Agjencia e Filmit shpalli edhe tre skenarët që do të mbështeten për realizim të filmit të metrazhit të gjatë, të cilët mbështeten me nga 180 mijë denarë.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI