Botë

Mbretëresha e Danimarkës heq dorë nga froni

31.12.2023 19:22

Mbretëresha e Danimarkës ka vendosur të heqë dorë nga froni, 52 vite pasi vendosi kurorën....

Mbretëresha e Danimarkës ka njoftuar në mënyrë të papritur abdikimin e saj në fjalimin e saj tradicional në natën e Vitit të Ri. Margrethe II do të tërhiqet zyrtarisht nga froni më 14 janar, saktësisht 52 vjet nga dita e ngjitjes së saj në fron në 1972.
 
Ajo do të pasohet nga djali i saj i madh, Princi i Kurorës Frederik – i cili do të bëhet Frederik X.
 
“Më 14 janar 2024, 52 vjet pasi pasova babain tim të dashur, do të largohem si mbretëreshë e Danimarkës. Do t’ia lë fronin djalit tim, princit të kurorës Frederik”, tha ajo me rastin e urimeve të saj televizive.
 
Bashkuese dhe popullore, sovrania, e ve që nga viti 2018, i ishte nënshtruar një operacioni të madh në shpinë në shkurt, gjë që e pengoi atë të shfaqej në publik deri në prill.
 
“Operacioni (…) shkaktoi reflektime për të ardhmen, në pyetjen nëse ishte koha për të transferuar përgjegjësitë tek brezi i ardhshëm”, tha mbretëresha, 83 vjeçe.