Botë

Japoni, tërmete të fuqishme, paralajmërim për cunami

01.01.2024 11:35

Japonia ka lëshuar paralajmërim për cunami dhe u ka thënë qytetarëve që të evakuohen nga zonat bregdetare...

Japonia ka lëshuar paralajmërim për cunami dhe u ka thënë qytetarëve që të evakuohen nga zonat bregdetare, pasi një sërë tërmetesh të fuqishme goditën bregdetin perëndimor të këtij shteti.
 
Agjencia Meteorologjike e Japonisë raportoi për tërmete afër bregut të Ishikavas, pak pas orës 04:00 të mëngjesit të 1 janarit, duke thënë se një prej tërmeteve ishte 7.6 shkallë të Rihterit.
 
Autoritetet lëshuan paralajmërime për cunami në Ishikava dhe paralajmërime më të vogla për cunami, apo këshilla, për mbarë zonën e bregut në perëndim, përkatësisht në ishullin kryesor Hunshu.
 
Mediat në Japoni paralajmërua se niveli i ujit mund të arrijë deri në 5 metra dhe u bënë thirrje qytetarëve që të largohen sa më shpejt që të munden.