Maqedoni

Foshnja e parë në vitin 2024 është një djalë, i lindur pikërisht në mesnatë

01.01.2024 12:35

Në Klinikën Universitare për Gjinekologji Obstetrike në Shkup në ora 00:00...

Në Klinikën Universitare për Gjinekologji Obstetrike në Shkup në ora 00:00 ka lindur foshnja e parë në vitin 2024. Lindja është bërë në mënyrë natyrale, sipas GAK.
 
Fëmija është mashkull, peshon 3760 gram, është i gjatë 52 centimetra dhe ka lindur me rezultatin Apgar 10/10. Ai ka lindur nga 34-vjeçarja Natasha Stefkovska nga Shkupi.
 
Në 15 minutat e para të Vitit të Ri, në GAK kanë lindur tre foshnja, bëjnë të ditur nga Klinika Universitare për Gjinekologji Obstetrike.