Botë

Malta merr kryesimin e OSBE-së për vitin 2024

01.01.2024 12:56

Malta është nga sot vendi i ardhshëm kryesues me organizatën rajonale të sigurisë (OSBE) për vitin 2024....

Malta është nga sot vendi i ardhshëm kryesues me organizatën rajonale të sigurisë (OSBE) për vitin 2024.
 
Në takimin përgatitor dhe Këshillin e përhershëm të ambasadorëve të 57 vendeve pjesëmarrëse të Organizatës në Vjenë në muajin nëntor 2023, është arritur konsensus që Malta të jetë vendi i radhës si kryesuese me organizatën rajonale të sigurisë.
 
Zgjidhja për Maltën është arritur pas disa përpjekjeve të pasuksesshme për të arritur konsensus mbi kandidaturën e saj për të kryesuar me organizatën në vitin 2024.
 
Maqedonia e Veriut mori kryesimin e organizatës më të madhe rajonale të sigurisë nga Polonia më 1 janar 2023.
 
Kryesimi njëvjeçar i OSBE-së për vitin 2025 do të jetë në duart e Finlandës.