Botë

Gazë, Izraeli njofton tërheqjen e mijëra trupave

01.01.2024 13:47

Mijëra ushtarë izraelitë po zhvendosen nga Rripi i Gazës.....

Mijëra ushtarë izraelitë po zhvendosen nga Rripi i Gazës.

Përmes një deklarate, ushtria izraelite ka njoftuar se pesë brigada, apo disa mijëra trupa, do të largohen nga Gaza në javët në vijim për trajnime dhe pushim.
 
Kjo është shenja e parë e një tërheqjeje të konsiderueshme të trupave nga Izraeli që nga fillimi i luftës, përderisa forcat izraelite vazhduan të sulmojnë qytetin kryesor në jug të enklavës.
 
Por, luftime të ashpra kanë vazhduar në zona të tjera të Gazës, veçmas në qytetin jugor, Han Junis dhe në pjesën qendrore të territorit. Izraeli është zotuar se lufta do të vazhdojë derisa të arrihet qëllimi i tij, që është shkatërrimi i Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – që ka qeverisur me Gazën për 16 vjet.