Maqedoni

Pritja e vitit të ri në Tetovë, festë e qetë me urime për vit të mbarë

01.01.2024 14:14

Tetovarët ndrrimin e motmoteve më shumë e kanë pritur në ambientet familjare por nuk kanë munguar organizimet edhe nëpër restorante....

Edhe pse komuna e Tetovës, nuk ka pasur ndonjë organizimi në sheshin Iliria qytetarët përsëri kanë festuar për një vit të mbarë. Qytetarët e anketuar presin që viti 2024-ër të sjell të mira.
 
“Ne mendojm se do bëhët mirë, por nuk besoj. Urime vitin 2024-të.”, u shpreh një qytetar.
 
“Po mendojm se do bëhet  më mir, inshaAlla bëhet mirë. Urimë festa.”, tha një qytetare.
 
Ndërsa në Urgjencën e Spitalit të Tetovës ndihmë kanë kërkuar shtat persona, tre nga alkooli dhe katër nga lëndimet që kanë marrë nga mjetet prioteknike.
 
“Nata e viti të ri kaloi mirë kryesisht me tre të alkolizuar të intoksifikuar dhe katër lëndime nga mjetet piroteknike. Një nga të cilët ishte një lëndim më specifik, sepse i kishte plasur fishek zjarri në gojë. Kryesisht fëmijë kanë qenë të katër të lënduarit.”, tha Boban Vuçevski, mjek në urgjencën e Tetovës.
 
E bukura e kësaj nate ka qenë ardhja në jetë e Zohas, e cila lindi pesë minuta pas mesnate.
 
“Lindja e parë e vitit 2024-të është vajzë, ka lindur në gjendje shumë të mirë 3 kg e 500 gram. Edhe vajza edhe nëna janë në gjendje të mirë. Është fëmija i parë në familjen Misimi dhe e kanë pritur një kohë më ta gjatë ardhjen e saj.”, tha Merale Rexhepi, kryeshefe e gjinokologjisë.
 
Ndërkohë, Zohan e vizitoi sot edhe kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i cili i dhuroi një cek prej katërdhjetë mijë denarve duke theksuar se Zoha sot po na jepë shpres të gjithë tetovarve.
 
“Kjo vjazë sot Zoha, po na jep shpres po na jepë mundësi të re që Tetova dhe tetovarët që edhe me këtë investim që është bërë në Spitalin e Tetovës me drejtorin e ri, të kemi një mundësi dhe një shancë në të gjitha sferat si Tetovë dhe si tetovar.”, tha Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës.
 
Nga SPB-Tetovë thanë se ndirimi i motëmoteve ka kaluar i qetë dhe pa lëndime.
 
VISAR SADIKI