Botë

Pritja e vitit të ri nëpër botë, spektakle fishekzjarresh në ndrrimin e moteve

01.01.2024 15:15

Rreth 1 milion qytetarë të Sidnejit pritën vitin 2024 në bregdet nën qiellin plot fishekzajre dhe me urime për një vit të mbarrë....

Rreth 1 milion qytetarë të Sidnejit pritën vitin 2024 në bregdet nën qiellin plot fishekzajre dhe me urime për një vit të mbarrë. Kambanat e Big Benit dhe fishekzjarret e shumta spektakulare në brigjet e Temzas shënuan fillim vitin e ri në Londër. Bulevardi i ndriçuar Shans Elise dhe projeksionet portës triumfale arsyetuan titullin e metropëlës europiane që ka Parisi. Presidenti i Francës Emanuel Makron tha se ky vit do të jetë viti i krenarisë dhe shpresës për françezët.
 
“Vetëm një herë në 10 vite mund që të jenë nikoqir të lojrave olimpike, vetëm një herë në një mijë vite mund sërish të ndërtoni katedrale. Viti 2024, do të jetë viti i vendimarjeve, rimëkëmbjes dhe krenarisë.”, tha Emanuel Makron, president i Francës.
 
Në Berlin edhe përkundër spektaklit nga fieshekzjaret e shumta, nuk munguan incidentet me mjete piroteknike ndaj policëve. Rreth 300 persona janë arrestuar, ndërkaq 15 policë janë lënduar. Policia arrestoi edhe 3 burra të dyshuar për sulme të planifikuara ndaj katedrales në Keln.
 
“Ky është një sukses për të cilin dua të shpreh falënderime deri tek hetuesit.”, tha Herbert Reul, ministër për punë të brendshme të Rajnës Veriore.
 
Incidente kishte edhe në Nju Jork. 9 persona janë lënduar pasi një veturë ka hyrë në turmën e njerëzve në sheshin Medison. Megjithatë porositë e njerëzve ishin më të fuqishme.
 
“Duam dashuri, paqe dhe fat.”, u shpreh një qytetare.
 
“Mos lejoni t’ju mbisudojë e keqja.”, tha një qytetare.
 
Në anën tjetër të botës në Palestinë, palestinezët e zhvendosur, e pritën vitin e ri në kampe me shpresën se lufta së shpejti do të përfundojë.
 
“Nuk ndjejmë se ka vit të ri, me këtë dhimbje të lartë që kemi në shpirt. Të gjitha ditët janë të njëjta.”, u shpreh një qytetar i Gazës.
 
“Dëshira ime është që sërisht të takohemi në shtëpitë tona.”, tha një qytetar i Gazës.
 
Edhe populli i Ukrainës e priti vitin e ri në gjendje lufte dhe sulme ajrore. 
 
MERALE ISMAILI