Maqedoni

Pritja e vitit të ri në Shkup, koncert monoetnik për shoqëri multietnike

01.01.2024 15:51

Qytetarë të shumë të vendi por edhe të huaj natën e ndrrimit të moteve e pritën në sheshin “Maqedonia” në Shkup...

Qytetarë të shumë të vendi por edhe të huaj natën e ndrrimit të moteve e pritën në sheshin “Maqedonia” në Shkup nën tingujt e muzikës së performuar nga artist vendor. Por edhe sivjet autoriteteve të qytetit të Shkupit si dhe Odës së Industris së Muzikës, nuk iu është kujtuar se në Shesh ndrrimin e moteve e presin qytetar të të gjitha etnive dhe kështu nuk kishin ftuar  asnjë artist apo këngëtar shqiptarë.  Megjithatë kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, uron që në vitin 2024 ta duam dhe respektojm më shumë njëri tjetrin. 
 
“Do kisha dashur të gjithë shkupjanëve dhe gjithë Maqedonisë tu dëshiroj shumë shëndet, fat dhe shumë suksese në vitin e ri. Të jemi human, solidar, ta duam njëri tjetrin, të respektohemi dhe 2024 të jetë edhe më i suksesshëm se viti që lëm pas.”, tha Danella Arsovska, kryetare e qytetit të Shkupit.
 
Moti i mirë dhe me diell në ditën e parë të janarit, ka bërë që qytetarët të dali rrugëve të Shkupit. Qytetarët e anketuar nga ekipi jonë kanë mendime të ndara për vitin 2024. Disa besojnë se Maqedonia e Veriut, do të ofroj kushte më të mira për jetesë, e disa të tjerë duke marr për bazë vitet e kaluara, nuk janë shumë optimist se gjërat do të ndryshojn për mirë.
 
“Të bëhet më mirë se 2023. Mendoj se 2023 ka qenë një vitë i mirë, por ndoshta 2024 do të jetë më i mirë se viti që lëm pas. Mendoj që rrogat të bëhen më të larta se këto që janë aktualisht.”, u shpreh një qytetar.
 
“Presim shumë por për fat të keq nuk mundemi atë ta realizojm, për shkak të politikave të paafta të Qeveris.”, tha një qytetar.
 
“Më shumë fat dhe të shpërndajm më shumë dashuri.”, u shpreh një qytetare.
 
“Shpresa vdes e fundit. Presim të bëhet gjithçka më mirë. Maqedonia të ec para. Standarti jetësor të përmirsohet dhe rinia të mos ik nga vendlindja, kjo është  më e rëndësishmja për një shtet. Rrogat janë të ulta çmimet e larta.”, u shpreh një qytetar.
 
“Ska çfar të bëhet më mirë. I kemi humbur shpresat krejt.”, tha një qytetar. 
 
Me dëshira të shumta për këtë vitë të ri edhe më të vegjëlit tanë. 
 
“Dua nënshkrim nga një futbaler.”, u shpreh një fëmi. 
 
“Dua ta takoj Mesin dhe të marr shumë pako me dhurata.”, tha një fëmi.  
 
Tradicionalisht, çdo vit më 1 janar, motoçiklistë nga Shkupi mblidhen në shesh për të festuar Vitin e Ri. 
 
“Tani më 30 vite, me 1 janar mblidhemi në shesh që ditën e parë të vitit, pavarësisht kushteve të motit, të urojm njëri tjetrin. Dëshirojm që viti i ri të na sjell çdo të mirë dhe urojm që të presim edhe shumë vite tjera.”, u shpreh një motoçiklist.
 
“Pres që të gjithë të jenë më të edukuar dhe disciplinuar në momentin që bëhen pjesmarrës në trafik. Dëshiroj që në qytet të mbizotroj paqja që policia të mos ketë punë me neve.”, tha një motoçiklist.
 
Nata e Vitit të Ri në kryeqytet u festua dhe pa fishekzjarre, pasi që mjetet për spektakël me fishekzjarre janë ridrejtuar për qëllime humanitare. Ndërsa në ditën e parë të vitit edhe higjiena ishte në nivelin e duhur.
 
SANIJE DURAKU