Maqedoni

Natalitet, foshnja e parë për vitin 2024 është djalë

01.01.2024 16:13

Ka lindur foshnja e parë në Shkup, e vitit të ri 2024, saktësisht 10 sekonda pas mesnate....

Ka lindur foshnja e parë në Shkup, e vitit të ri 2024, saktësisht 10 sekonda pas mesnate. Ekipi kujdestar i Klinikës Universitare për Gjinekologji në krye mjekun Goran Dimitrovin sollën në jetë fëmijën e 34-vjeçares Natasha Stefkovska nga Shkupi. Lindja u krye në mënyrë natyrale. Bëhet fjalë për djalë të shëndetshëm, me peshë 3.760 gramë dhe 52 centimetra të gjatë. 
 
Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti tha se po kontribuojnë për mirëqenien e pacientëve në vend. 
 
“Ne si ministri vazhdojmë të zbatojmë politika dhe masa për mbrojtjen e nënave dhe foshnjeve të porsalindura si dhe të gjithë pacientëve.”, tha Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.
 
“Ka lindur foshnja  e parë djalë quhet Alek dhe u uroj prindërve që të jetë me jetë të gjatë dhe me shëndet, të ketë fëmijëri të lumtur.”, tha Jovana Trençevska, ministre e MPPS,
 
“Viti i ri filloi mirë me lindjen e tri foshnjeve në mënyrë natyrale në 15 minutata e parë menjëherë pas vitit të ri që duhet të jetë shenjë e mirë që viti do të jetë shumë më I mirë nga ai paraprak, shpresojmë që do të kemi më shumë fëmijë të shëndetëshëm dhe prindër të lumtur.”, tha Viktorija  Jovanovska, drejtoreshë në Klinikën  e Gjinekologjisë.
 
Nga mesnata e deri më tani në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës kanë lindur gjithsej gjashtë foshnje dhe shumica prej tyre janë djem.
 
VLORALATIFI TOPOJANI