Botë

Rusia i “hedh” 90 dronë Ukrainës për vitin e ri

01.01.2024 17:31

Rusia nuk ka ndaluar sulmet ndaj Ukrainës edhe në natën e ndërrimit të viteve...

Rusia nuk ka ndaluar sulmet ndaj Ukrainës edhe në natën e ndërrimit të viteve, ndonëse pjesa tjetër e botës ka festuar me fishekzjarrë.
 
Ushtria ukrainase bën me dije se gjatë mbrëmjes së të dielës dhe në të gdhirë e hëna mbi 90 dronë u lëshuan qyteteve, pjesa më e madhe e të cilëve u rrëzuan nga mbrojtja vendase.
 
Megjithatë, pati 5 humbje jete në Odesa dhe Donetsk, mes të cilëve dhe një adoleshentë. Shumë civilë të tjerë të lënduar ndodhen në spital teksa në Lviv u sulmuan muzeu dhe universitetet.
 
Sulmet ajrore vijnë pasi Rusia ndërmori një sulm prej 18 orësh të premten ndaj Ukrainës, që forcat e mbrojtjes ajrore ukrainase e cilësuan si më të rëndin që prej nisjes së luftës.
 
Të paktën 49 persona u vranë si pasojë e bombardimeve, ndërkohë që ekipet e shpëtimit njoftuan se kishin gjetur të paktën 8 trupa të tjerë nën rrënoja.