Millan Ristovski vazhdon karrierën në Çeki
01.01.2024 18:05
Sulmuesi i përfaqësueses maqedonase, Millan Ristovski ka përfunduar aventurën e tij në radhët e Spartak Tërnavës....

Sulmuesi i përfaqësueses maqedonase, Millan Ristovski ka përfunduar aventurën e tij në radhët e Spartak Tërnavës dhe tashmë ka gjetur një klub të ri. 25-vjeçari largohet pas dy vitesh e gjysmë nga Trnava e Sllovakia dhe do të vazhdojë karrierën në Çeki, tek ekipi i Bohemians Pragë. Bëhet fjalë për skuadrën e pozicionuar në vendin e nëntë në kategorinë elitare të Çekisë.
Me Bohemians, Ristovski nënshkroi kontratë shumëvjeçare dhe u largua nga Trnava gjashtë muaj para skadimit të kontratës. Në periudhën prej dy vitesh e gjysmë, Milan Ristovski për Spartak Trnava ka luajtur 113 ndeshje, ka shënuar 17 gola në kampionat dhe pesë në kupë. Në karrierën e tij jashtë vendit ka luajtur edhe për Rijekën, Krshko dhe Nitra, ndërsa në vendin tonë deri në transferimin e parë ndërkombëtar ka luajtur te Rabotniçki nga Shkupi.
