Përfaqësuesja hendbollistike nesër vazhdon me përgatitjet
01.01.2024 18:07
Përfaqësuesja hendbollistike e vendit, tash e dy ditë është një mini pushim...

Përfaqësuesja hendbollistike e vendit, tash e dy ditë është një mini pushim, pasi përfundoi me sukses ciklin e parë të përgatitjeve në Stara Pazova dhe është kthyer në Shkup. E gjithë kjo pas ndeshjes miqësore ndaj Malit të Zi, të cilën ekipi i Kire Lazarov e fitoi me rezultat 54-51 pas 90 minutash lojë. Tashmë më prej nesër, hendbollistët do t'i rikthehen detyrave para Kampionatit Evropian dhe do të përgatiten për dy ndeshjet miqësore ndaj fqinjit jugor.
Ndeshja e parë me Greqinë do të luhet më 4 janar në “Boris Trajkovski” me fillim nga ora 17:00, ndërsa të nesërmen është takimi i dytë me dyer të mbyllura, po në palestrën e njejtë. Kujtojmë që Maqedonia e Veriut është në një grup të vështirë në Kampionatin Evropian dhe do të luajë kundër nikoqirëve Gjermaninë, Francën dhe Zvicrën. Gjitha ndeshjet e Maqedonisë, por edhe shumica e kampionatit Evropian, prej 10 deri më 29 janar, do të transmetohen ekskluzivisht në programin tonë.