Parashikimi i motit
02.01.2024 09:22
Moti sot në vendin tonë...

Moti sot në vendin tonë do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu.
Në orët e pasdites reshjet e shiut do të ndërpriten, ndërsa në mbrëmje dhe gjatë natës do të ketë paraqitje të mjegullës nëpër lugina.
Temperatura minimale do të jetë në interval nga 0 deri në 5, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 8 deri në 15 gradë.
Siç njoftoi DPHM, deri në fund të javës pritet stabilizim i motit, ndërsa të shtunën dhe të dielën sërish do të ketë reshje të shiut.
