Klinika e Gjinekologjisë në Shkup, komision për foshnjën që iu thye krahu
Drejtoresha e Klinikës së Gjinekologjisë në Skkup...

Drejtoresha e Klinikës së Gjinekologjisë në Skkup, Viktorija Jovanovska, paralajmëroi formimin e një komisioni të posaçëm në repartit të Gjinekologjisë, i cili do të shqyrtojë në detaje rastin e thyerjes së krahut të foshnjës së porsalindur në këtë klinikë.
Drejtoresha Jovanovska thotë se u njoftua për rastin menjëherë pasi pediatret shprehën shqetësimin për krahun e fryrë të foshnjës. Sipas saj, pas lindjes nuk është mundur të konstatohet nëse bëhet fjalë për frakturë pasi nuk ka pasur ënjtje, por pasi është shfaqur menjëherë është bërë radiografi, e cila ka vërtetuar dyshimet.
Sipas Jovanovskës, shkak ka qenë pozita e keqe e foshnjës dhe se në një situatë të tillë është një ndërlikim i paraparë që nuk ndodh shpesh. Jovanovska ka thënë se janë respektuar të gjitha protokollet mjekësore dhe se gjatë periudhës së vëzhgimit është procedurë standarde që të mos zbulohet informacion në kohë reale për prindërit.
Babai i foshnjës së lindur më 31 dhjetor është ankuar se atij dhe bashkëshortes i ishte fshehur fakti se foshnja e tyre e porsalindur kishte krahun e thyer, gjë që e kuptuan vetëm kur u lejuan ta shihnin për herë të parë.
