Vendkalimet, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje
Me gjithë shtimin e lëvizjes së qytetarëve...

Me gjithë shtimin e lëvizjes së qytetarëve përfshirë edhe mërgimtarët të cilët për fundvit vijnë në vendlindje, në vendkalimet kufitare nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
Ndërkohë nga Lidhja Auto Moto rekomandojnë rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.
Ndërkohë metereoplogët paralajmërojnë se moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu. Në orët e pasdites reshjet e shiut do të ndërpriten, ndërsa në mbrëmje dhe gjatë natës do të ketë paraqitje të mjegullës nëpër lugina.
Temperatura minimale do të jetë në interval nga 0 deri në 5, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 8 deri në 15 gradë celsius.
