Korea e Jugut, therret me thikë lideri opozitar

02.01.2024 11:57

Lideri opozitar në Korenë e Jugut, Lee Jae-Myung...

Lideri opozitar në Korenë e Jugut, Lee Jae-Myung, është therrur me thikë në qafë nga një person i paidentifikuar, derisa po vizitonte qytetin juglindor, Busan.

Lee, 59 vjeç, udhëheq partinë kryesore opozitare, Partinë Demokratike. Pas sulmit, ai mori trajtim mjekësor në Busan dhe më pas u dërgua në një spital në Seul për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Sulmi ndodhi kur lideri opozitar, Lee, po ecte përmes një turme gazetarësh dhe qytetarësh, pas një turi në një vend ku pritet të ndërtohet një aeroport i ri në Busan.

Sulmuesi iu afrua atij, duke i thënë se dëshironte t’i merrte një autograf dhe më pas e therri në qaf dhe u largua, thanë zyrtarët policorë.

Sohn tha se zyrtarët e Partisë Demokratike që gjendeshin pranë liderit opozitar e kapën sulmuesin dhe më pas policia e arrestoi atë.