NBA - Denver e nis vitin me fitore

02.01.2024 12:29

Janë luajtur ndeshjet e para të vitit 2024 në NBA...

Janë luajtur ndeshjet e para të vitit 2024 në NBA. Ekipi kampion i Denver fitoi 111-93 ndaj Charlotte. Murray me 25 pikë e Porter me 22 ishin dy më të mirët për Nuggets.

Fitojnë Clippers, që në fushën e tyre mundën 121-104 Miami, ndeshje ku u dalluan Leonard me 24 pikë e George me 23.

Fitore surprizë arriti jashtë fushe ekipi i Indiana, që mposhti 122-113 Milwaukee. Dyshja Haliburton-Mathurin realizoi 51 pikë së bashku, ndërsa “triple double” i Antetokounmpo (30 pikë, 18 rebound, 11 asist) mbetën për statistikë.

Minnesota ruan kreun e renditjes në Perëndim pavarësisht humbjes 112-106 ndaj New York, ndeshje ku për vendasit u dallua Randle me 39 pikë. Fiton edhe skuadra e Phoenix, që falë 21 pikëve të Beal mundi 109-88 Portland.


NBA-Rezultatet:

New York – Minnesota, 112-106

Toronto – Cleveland, 124-121

Milwaukee – Indiana, 113-122

Houston – Detroit, 136-113

Utah Jazz – Dallas, 127-90

Phoenix – Portland, 109-88

Denver – Charlotte, 111-93

Clippers – Miami, 121-104