Slloveni Lanishek triumfoi në Garmish
Slloveni Anzhe Lanishek...
Slloveni Anzhe Lanishek ka arritur fitoren e gjashtë në karrierë në kërcime me ski, teksa ka triumfuar në serinë e dytë të turneut “Katër Kërcimoret” që u mbajt në Garmisch.
Lanishek fitoi me 295.8 pikë, duke lënë pas vetes japonezin Ryoyu Kobayashi (292.6) dhe gjermanin Andreas Wellinger (291.4). Lanishek ishte i pari edhe në kualifikime, i cili në raundin e parë kërceu 136 metra me 144.6 pikë, ndërsa në të dytin 137 metra me 151.2 pikë, që i mjaftuan për të zënë vendin e parë.
Kobayashi i Japonisë, i cili ishte i pari në renditje pas pjesës së parë, nuk arriti të mbajë pozicionin e liderit në fund.
Andreas Wellinger i Gjermanisë, fitues nga Oberstdorf, ndalesa e parë e turneut “Katër Kërcimoret”, përfundoi në pozitën e tretë. Pas garës tw së dielws, turneu zhvendoset në Austri.
Ndalesa e tretë është Innsbruck më 3 janar, teksa turneu përfundon më 6 janar në Bischofshofen.