Maqedoni

Në Klinikën e Gjinekologjisë – Shkup, foshnjës së porsalindur i është thyer krahu

02.01.2024 15:08

Drejtoresha e Klinikës për Gjinekologji, Viktorija Jovanovska, paralajmëroi formimin e një komisioni të posaçëm...

Drejtoresha e Klinikës për Gjinekologji, Viktorija Jovanovska, paralajmëroi formimin e një komisioni të posaçëm në repartin e Gjinekologjisë, i cili do të shqyrtojë në detaje rastin e të porsalindurit të familjes Damjanovski dhe do t’i hetojë arsyet e thyerjes së krahut të foshnjës. Jovanovska pohon se janë respektuar të gjitha protokollet mjekësore dhe sipas saj, gjatë periudhës së vëzhgimit, procedura standarde është moszbulimi i informatave në kohë reale për prindërit.
 
“Që të mos dëmtohet siguria e foshnjës gjatë jetës, është bërë ajo që është bërë. Në fillim nuk është hetuar, sepse nuk bëhet fjalë për frakturë të hapur që mund të shihet, por bëhet fjalë për frakturë të mbyllur. Ka pasur parezë, është konstatuar, është shkruar në dosje, mirëpo menjëherë nuk është momenti t’i tregohet nënës së foshnjës në periudhën kur është operuar dhe duhet të jetë e stabilizuar. Nuk është praktike dhe mirë që t’i themi se ne dyshojmë për diçka, që nuk është e vërtetuar, kur të vërtetohet i tregohet nënës dhe familjes gjithashtu.”, - deklaroi drejtoresha e Klinikës së Gjinekologjisë-Shkup, Viktoria Jovanovska.
 
Nëna e foshnjjës, e cila ka lindur më 31 dhjetor, nuk ka mundur ta shohë foshnjën e saj, pasi nuk ia kanë lejuar mjekët. Bashkëshorti i saj  tregon se ai është përjashtuar nga Klinika Gjinekologjike dhe Obstetrike ku si të gjithë prindërit ka kërkuar ta shohë foshnjën e tij. Sipas deklaratave të tij, pas një sërë këmbënguljesh, vetëm nëna ka arritur të shkojë tek foshnja, ku i është thënë se ka thyer krahun. VMRO-DPMNE reagon për tre skandale në një javë në Klinikën Gjinekologjike. Partia opozitare përmend rastin e fundit me thyerjen e krahut të një të porsalinduri, më pas rastin e foshnjës së cilës i është prerë gishti, si dhe rastin e të porsalindurit dhe nënës së ndjerë. Për këtë, VMRO-DPMNE-ja fajëson Qeverinë, e cila sipas tyre nuk ka investuar në staf, pajisje dhe infrastrukturë. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI