Botë
Lindja e Mesme, gjakderdhje edhe gjatë Vitit të Ri
02.01.2024 16:55
Kanë vazhduar sulmet në Rripin e Gazës edhe gjatë Vitit të Ri....

Kanë vazhduar sulmet në Rripin e Gazës edhe gjatë Vitit të Ri. Të paktën 31 palestinezë janë vrarë në sulmet ajrore izraelite gjatë natës në zonat në gjithë Rripin e Gazës. Për banorët e Gazës shprehja “të ndalohet gjakderdhja, njerëzit të kthehen në shtëpitë e tyre” mbetet vetëm një dëshirë për ndërrimin e viteve. Të shpërngulurit brenda vendit luftojnë çdo ditë për t’u përshtatur në formën e re të jetesës që ua imponon situata në kampin e refugjatëve, për të përballuar më mirë me kushtet çnjerëzore në të cilat gjendën pasi u larguan nga shtëpitë e tyre. Në dëshirat e tyre për vitin e ri ata thonë se dëshirojnë që konflikti të përfundojë dhe të jetojnë në paqe.
“Dëshira ime për vitin e ri 2024 është që pushtimi të zhduket, ekzistenca e tij është shkaku i problemeve. Nëse pushtimi përfundon, nuk do të ketë luftëra dhe konflikte, ne duam të jetojmë në paqe.”, - u shpreh i zhvendosuri nga Beit Hanoun, Abu Jarad.
“Vajza ime më e vogël shtatë vjeçare dhe mbesa ime dhjetë muajshe kanë qenë të sëmurë që kur mbërritëm në çadër. Ata kolliten, kanë simptoma të ftohjes, diarre. Farmacia është e vendosur në një zonë larg nga këtu dhe shumë ilaçe nuk janë në dispozicion.", - tha i zhvendosur nga Beit Hanoun, Majeda Abu Jarad.
Gaza është nën sulme intensive nga toka, deti dhe ajri. Raporti i Forcave të Mbrojtjes izraelite thekson se likuiduan luftëtarët e Hamasit, shkatërruan armë dhe gjetën një laborator për prodhimin e mortajave raketore. Ata premtojnë se banorët e Izrës së shpejti do të mund të kthehen në shtëpitë e tyre pas evakuimit të zonave kufitare.
"Në përputhje me rekomandimet e bëra nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit, së shpejti do të jemi në gjendje t'i kthejmë komunitetet në shtëpi, në zonat që ndodhen katër deri në shtatë kilometra në veri të Rripit të Gazës. Faza e parë e shtatë komuniteteve tashmë është zgjidhur.”, - theksoi ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Joav Galant.
Ndërsa luftimet në Gaza vazhdojnë, trazira janë krijuar edhe në Tel Aviv, dhe Qeveria e Netanjahut është nën sulme. Gjykata e Lartë rrëzoi një ligj të diskutueshëm të miratuar para fillimit të luftës me Hamasin, i cili ishte pjesë e një reforme gjyqësore të propozuar nga kryeministri izraelit dhe një koalicion i partnerëve fetarë dhe nacionalistë të Qeverisë. Kjo shkaktoi protesta masive dhe shqetësime tek izraelitët për ruajtjen e parimeve demokratike në vend.
VALBON BEXHETI
