Ekonomi
Nga mesnata ulen çmimet e derivateve të naftës
02.01.2024 20:44
Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës...

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,19 % në raport me vendimin e datës 25.12.2023.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 0,50 denarë për litër.
Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 1,00 denarë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,839 denarë për kilogram.
Nga data 3.1.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
- - Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 95 77,00 (denarë/litër)
- - Benzinë për motorë EUROSUPER BS– 98 79,50 (denarë/litër)
- - Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) 73,50 (denarë/litër)
- - Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 73,00 (denarë/litër)
- - Mazut М-1 SU 41,236 (denarë/kilogram)
