Këshilli Gjyqësor, mbledhje për vendimin e Gjykatës Administrative

03.01.2024 10:12

Këshilli Gjyqësor sot do të mbajë mbledhje pune...

Këshilli Gjyqësor ka pranuar aktgjykimin e Gjykatës Administrative, me të cilën është anuluar vendimi për shkarkimin e Vesna Damevës nga pozita e kryetares së Këshillit Gjyqësor.

“Afati për të vepruar sipas aktgjykimit është 30 ditë. Nuk ka të drejtë ankese.”, kanë thënë nga Këshilli Gjyqësor, por nuk kanë saktësuar nëse brenda 30 ditësh vendimi për shpalljen e Sashko Georgiev për kryetar të Këshillit Gjyqësor të shpallet i pavlefshëm dhe në vend të tij të ulet sërish Dameva.

Nga Këshilli Gjyqësor theksojnë se më shumë detaje do të njoftojnë pas mbledhjes së sotme të punës.