Rusi, Ukraina ka kryer sulm me dron në Belgorod
03.01.2024 11:59
Rusia ka akuzuar Ukrainën...

Rusia ka akuzuar Ukrainën se ka lëshuar 12 raketa dhe disa dronë në rajonin jugor rus të Belgorodit.
Sipas autoriteteve ruse, sulmi ukrainas ndodhi në orët e para të ditës së sotme. Guvernatori rajonal, Vaçeslav Gladkov, tha se situata “vazhdon të jetë e tensionuar” në Belgorod, ku Rusia tha se 25 civilë, përfshirë pesë fëmijë, u vranë gjatë sulmeve ukrainase më 30 dhjetor 2023.
Sa i përket sulmit të fundit, autoritetet ruse nuk kanë treguar nëse ka viktima. Galdokov tha se gjatë ditës do të vlerësojnë dëmin e shkaktuar.
Përshkallëzimi i sulmeve të Ukrainës në Belgorod vjen pasi Rusia ka kryer disa prej sulmeve më masive në Ukrainë që kur Moska nisi luftën e paprovokuar kundër Ukrainës rreth dy vite më parë.
