Tërmeti në Japoni, vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar
Punëtorët e shpëtimit kanë vazhduar...

Punëtorët e shpëtimit kanë vazhduar edhe sot përpjekjet për të shpëtuar të mbijetuar të bllokuar nën rrënoja, para se të nisë moti i ftohtë dhe reshjet e shiut.
Kryeministri japonez tha se shteti është në garë me kohën për të shpëtuar personat e mbetur nën rrënoja, pasi tërmete të fuqishme goditën perëndimin e shtetit, duke vrarë 62 persona.
“Më shumë se 40 orë kanë kaluar. Kjo është garë me kohën dhe mendoj se ne jemi në një moment kritik.”, tha për gazetarët kryeministri japonez, Fumio Kishida. Dhjetëra persona besohet se kanë mbetur të bllokuar nën ndërtesat e rrëzuara, nga tërmeti prej 7,6 shkallësh të Rihterit, me epiqendër në Ishikava.
Tërmeti i fuqishëm i së hënës nxiti autoritetet të lëshojnë paralajmërime për cunami, ndërkaq në disa vende valët e detit arritën deri në një metër.
