Ervizhual: Shkupi, qyteti me ndotjen më të lartë në Evropë

03.01.2024 12:34

Shkupi mbrëmë ishte sërish në krye të renditjes...

Shkupi mbrëmë ishte sërish në krye të renditjes për ajrin më të ndotur në botë dhe kryeqyteti me ndotjen më të lartë në Evropë.                                                             

Sipas faqes së internetit "Ervizhual", Shkupi ishte në vendin e 21 në botë, ndërsa para Shkupit nuk ka asnjë qytet me ndotje më të lartë të ajrit në Evropë.

Ndërsa Maqedonia e Veriut ishte në dhjetëshen e vendeve më të ndotura, përkatësisht ishte radhitur në vendin e tetë.

Sipas qyteteve, i pari në listë ishte Shkupi, përkatësisht Komuna e Shuto Orizares, e ndjekur nga Gjorçe Petrov dhe Çairi. Ndotje e lartë është regjistruar edhe në Kavadar, Strumicë, Kërçovë, Veles, Negotinë dhe Manastir.