Spalletti: Ne jemi këtu, më të gjallë se kurrë

03.01.2024 13:41

Trajneri i kombëtares italiane të futbollit, një nga kundërshtarët e Shqipërisë në evropianin e futbollit “Gjermani 2024”...

Trajneri i kombëtares italiane të futbollit, një nga kundërshtarët e Shqipërisë në evropianin e futbollit “Gjermani 2024”, Luciano Spalletti  ka dhënë intervjunë e parë në vitin 2024. Ai duke folur për Rai 2, duke folur për evropianin e ardshëm si dhe të ardhmen e “axurrëve”, ka thënë se eliminatoret ku bënte pjesë edhe përfaqësuesja e Maqedonisë së veriut, ishin të vështira sikurse zëri që del nga fundi i pusit. 
 
“Eliminatoret  për Euro 2024, ishin si zëri që del nga fundi i pusit, në të cilën kishim rënë. I thonim botës se edhe ne jemi këtu dhe se jemi më të gjallë se kurrë”, ka thënë Spalletti.
 
Italia mbro titullin e kampionit evropian të fituar tre vjetë më parë.
 
“Kualifikimi në evropian, na mundëson të shkojmë në Gjermani, për të mbrojtur titullin e kampionit të cilin e fituam në vitin 2021. Ka ende shum punë, për të bërë.”, ka thënë Spalletti për Rai2.
 
Italia, këtë verë në “EURO 2024”, do të përballet me Shqipërinë, Spanjën dhe Kroacinë. Ndeshjen me kombëtaren shqiptare do ta luajë me 15 qershor në Dortmund.