Atletico Madrid shfaq interes për Amir Rrahmanin

03.01.2024 13:42

Atletico Madrid është interesuar për mbrojtësin e përfaqësueses së Kosovës dhe ekipit të Napolit, Amir Rrahmani....

Atletico Madrid është interesuar për mbrojtësin e përfaqësueses së Kosovës dhe ekipit të Napolit, Amir Rrahmani. Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i sportit, Giovanni Scotto për “Radio Kiss Kiss Napoli”.
 
Ai tha se Rrahmani është një lojtar që pëlqehet shumë nga trajneri i skuadrës spanjolle, Diego Simeone. Ai ka treguar se Simeone e ka ndjekur nga afër ndeshjen e Champions League Real Madrid dhe Napolit. “Colchoneros” janë në kërkim të një qendërmbrojtësi në merkaton e janarit dhe lojtari kosovar shihet si i duhuri.