Milani me foshnjat kalon në çerekfinale
03.01.2024 13:47
Milani triumfoi me rezultatin 4-1 ndaj Cagliarit duke siguruar një biletë për në çerekfinalen e Kupës së Italisë....

Milani triumfoi me rezultatin 4-1 ndaj Cagliarit duke siguruar një biletë për në çerekfinalen e Kupës së Italisë. Edhe pse trajneri Pioli aktivizoi plot 5 lojtarë nga ekipi i të rinjve, kuqezinjtë nuk çeduan për asnjë moment në fushë, duke e dominuar ndeshjen.
E zhbllokoi ndeshjen Jovic në të 29-ën nga krosimi i Theo Hernandez, më pas në minutën e 42-të francezi përsërit me një zbritje mahnitëse dhe i shërbun serbit, i cili kompletoi dopietën. Në minutën e 50-të Chaka Traorè shënoi të tretin, më pas Azzi realizoi golin e nderit për Cagliarin në minutën e 88-të dhe Leao mbyll llogaritë në minutën e 91-të.
