Valencia mposht Villarreal-in

03.01.2024 13:49

Në tri ndeshjet e javës së 19-të, Valencia gjeti një sukses të çmuar kundër Villarrealit në Mestalla....

Në tri ndeshjet e javës së 19-të, Valencia gjeti një sukses të çmuar kundër Villarrealit në Mestalla. Vendasit gjetën epërsinë pas vetëm 4’ me sulmuesin ukrainas Yaremchuk, goli i dytë erdhi në minutën e 27-të falë një penalltie të shënuar nga Pepelu. Në pjesën e dytë Pepelu gjen sërish golin, përsëri me penallti. Në finale miqtë shënuan golin e nderit me Moreno: përfundon 3-1.
 
Surprizon Rayo Vallecano që fiton në transfertë me Getafen. Getafe mbetet me nëntë lojtarë dhe mundet nga Rayo Vallecano - Viti I ri për Getafen filloi keq, duke humbur 2-0 në shtëpi përballë Rayo Vallecano në ndeshjen e tyre të parë në La Liga të vitit 2024. Në 'Civitas Metropolitano' skuadra e Bordalas mbeti me dhjetë lojtarë në fund të pjesës së parë për shkak të kartonit të dytë të verdhë të Latasa-s dhe pranoi golin e Camello-s, i cili u përsërit më pas në fillimin e pjesës së dytë. Çdo dëshirë për rikthim u shua nga kartoni i kuq për Greenëood i cili në minutën e 50-të e la Getafen me nëntë lojtarë dhe që u pasua edhe me përjashtimin nga pankina të Damian Suarez-it të sapo zëvendësuar. Tri pikë të çmuara për Rajon pas humbjeve ndaj Osasuna-s dhe Valencia-s, ndërsa ambiciet evropiane të skuadrës së Bordalas Jimenez u ndalën papritur.
 
Real Sociedad, barazim ne shtesë me Alaves - Pas më shumë se një ore me dhjetë lojtarë dhe me një ndeshje në shtëpi që dukej e humbur, Real Sociedad gjeti golin e barazimit në limite. Gjithçka ndodh në San Sebastian, ku Real Sociedad mbeti me dhjetë lojtarë pas tridhjetë e gjashtë minutash për shkak të përjashtimit të Remiros. Alaves e shfrytëzoi këtë dhe kaloi në avantazh në pjesën e dytë falë një penalltie të realizuar nga Rioja. Miqtë ishin shumë afër fitores, por në kohën shtesë Zubimendi e vendosi rezultatin në ekuilibër: përfundoi 1-1.