Ekonomi

LSDM: Vazhdon rritja e pagave në vitin 2024

03.01.2024 14:00

LSDM-ja ka deklaruar se gjatë kohës sa kjo parti është në pushtet ka arritur të dyfishojë pagën mesatare...

LSDM-ja ka deklaruar se gjatë kohës sa kjo parti është në pushtet ka arritur të dyfishojë pagën mesatare dhe atë minimale në krahasim me vitin 2016 kur në pushtet ishte VMRO-DPMNE. Sipas LSDM-së, zgjidhjet e reja ligjore për rritje të pagave do të jenë garanci për një standard më të mirë të jetesës.
 
“LSDM-ja vazhdon rritjen e pagave në vitin 2024. Nga muaji mars do të ketë rritje të re të pagës minimale dhe do të jetë 22,500 denarë. LSDM-ja në 6 vitet e kaluara e ka rritur pagën minimale 4 herë. Për vetëm pak vite paga minimale është dyfishuar në krahasim me vitin 2016. Kemi sjellë zgjidhje ligjore, të cilat përmbajnë metodologji për rritjen e bazuar në rritjen e kostos së jetesës dhe rritjen e pagës mesatare. LSDM-ja vazhdon të mbrojë standardin e qytetarëve dhe të vlerësojë punën e punëtorëve.”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.
 
VMRO-DPMNE: Krahas pagave rritet edhe inflacioni e TVSh-ja
 
Por opozita akuzon Qeverinë për keqmenaxhim me politika ekonomike dhe këtë, sipas VMRO-së, e dëshmojnë statistikat që Maqedoninë e Veriut e radhisin në vendet e fundit të rajonit, sa i përket rritjes së BPV-së për kokë banori. Nga VMRO-ja thonë se edhe pse pagat rriten, inflacioni dhe rritja e TVSh-së nuk lejon që qytetarët të mbulojnë shportën konsumuese që në tetor kap vlerë e 36,198 denarë.
 
“Viti përfundoi me buxhet të madh jo real, me masa kriminale korruptive, për qëllime parazgjedhore dhe keqpërdorim.”, - theksoi  Naum Stoillkovski nga VMRO-DPMNE.
 
Sipas partisë opozitare, vlera e shportës minimale për një familje 4 anëtarësh për tetor të vitit të kaluar ishte 46,198 denarë, derisa LSDM-ja mburret me pagë minimale prej 22,500 denarë, që është gjysma e kostos minimale për jetesë.
 
GAZMEND REXHEPI