Tërmeti në Japoni, vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar
Autoritet japoneze raportojnë për rreth 70 të vdekur...

Autoritet japoneze raportojnë për rreth 70 të vdekur si pasojë e tërmetit, i cili goditi pjesën perëndimore të Japonisë dhe mbi 330 të tjerë janë lënduar. Ekipet e shpëtimit po luftojnë me kohën për të shpëtuar personat e bllokuar nën rrënoja edhe pse ata po përballen me kushte shumë të vështira atmosferike për gjetjen e të mbijetuarve.
“Ka shumë njerëz nën rrënoja, po shpresojmë se ekipet e shpëtimit do të vijnë. Më në fund pash ekipe të shpëtimit këtu, andaj shpresoj se ata do të sigurojnë ndihmë dhe do të shpëtojnë sa më shumë jetë njerëzish.”, - u shpreh një dëshmitar i tërmetit.
Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, thotë se akoma shumë qytetarë ndodhen nën rrënoja, andaj në shumë vende dyfish janë shtuar ekipet e shpëtimit në teren.
“Shpëtimi i të mbijetuarve në tërmetin e fundit është garë me kohën. Kemi marrë informacione se akoma shumë qytetarë presin shpëtimin nën ndërtesat e rrëzuara. Sot përveç se kemi rritur numrin e personave të ekipeve shpëtuese prej 1,000 në 2,000, ne shtuam edhe numrin e qenve shpëtues në terren.”, - deklaroi kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida.
Disa zona përreth në provincën Ishikava të Japonisë, mëngjesin e së mërkurës përsëri u goditën me një tërmet tjetër të fuqishëm me magnitutë prej 4,9 sipas shkallës së Rihterit.
Për shkak të tërmeteve, autoritetet japoneze kanë lëshuar paralajmërime për cunami dhe parashikim të motit, i cili gjatë ditës së mërkurë parashikohet të ketë reshje të dendura shiu në zonat e prekura, të cilat, nga ana tjetër, mund të çojnë deri në rrëshqitje të mundshme të dheut dhe të shkaktojnë dëme të mëtejshme në ndërtesat gjysmë të shembura. (Rexhep Qamili, TVM2)
