Maqedoni

Kovaçevski: LSDM-ja dhe VMRO-ja kanë komunikim të përhershëm

03.01.2024 14:41

LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja janë në komunikim të përhershëm në nivel nënkryetarësh....

LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja janë në komunikim të përhershëm në nivel nënkryetarësh, ndërsa së shpejti pritet edhe takimi në nivel kryetarësh. Kështu deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski, duke theksuar se takimi do të jetë publik. 
 
“Kur të kemi takim do të ndodhë në hapësirë publike, në klubin e deputetëve, në Kuvend apo në rrugën Maqedonia ose në ndonjë kafiteri, krejt njëjtë. Do të shohim kur do të dakordohemi. Ne kemi komunikim në nivel partiak. Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së është në komunikim të rregullt me zëvendëskryetaren e LSDM-së.”, - deklaroi kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski.
 
Edhe kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, ka paralajmëruar se takimi me Kovaçevskin do të jetë publik, ndërsa për emrat e kandidatëve të kësaj partie të cilët do të jenë pjesë e Qeverisë teknike do të dihen. Lideri opozitar ka thënë se ato do të dihen pas festave fetare ortodokse. Më 28 janar pritet të votohet Qeveria teknike. Paraprakisht do të bëhet shkarkimi i kryeparlamentarit, Talat  Xhaferi, i cili do ta kryesojë Qeverinë teknike dhe më pas Jovan Mitreskin nga LSDM-ja do të marrë postin e kryeparlamentarit. Sipas kalendarit të dakorduar, më 24 prill do të zhvillohet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale, ndërkaq më 8 maj raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, si dhe zgjedhjet parlamentare.
 
GYLTENE SINANI