Maqedoni

Rritja e rrogave të funksionarëve, Kovaçevski: Komisioni po punon për këtë çështje

03.01.2024 15:38

Sindikata e Pavarur e Administratës Shtetërore ditë më parë njoftoi se 400 euro...

Sindikata e Pavarur e Administratës Shtetërore ditë më parë njoftoi se 400 euro do të shtohen në llogaritë e zyrtarëve me pagën e janarit, si rezultat i rritjes së pagës mesatare në vend. I pyetur për këtë, kryeministri Kovaçevski thotë se atij nuk i takon kjo rritje e pagës, për shkak se me 28 janar ai jep dorëheqje nga posti, ndërsa sa i përket pagave të funksionarëve të tjerë, grupi punues ende është duke punuar në propozimin të cilin  duhet ta dorëzojnë në Kuvend.
 
“Mua nuk më takon rritja e pagës, për shkak se me 28 janar do të ketë seancë të Kuvendit ku do të performojë Qeveria teknike me kryeministër. Sa i përket pagave të funksionarëve të emëruar, kryetarë të komunave, gjyqtarë, deputetë, drejtorë, 21 ministra, ka grup punues që punon në propozimin dhe i njëjti do të duhet të dërgohet në Kuvend, që duhet ta thotë fjalën e fundit.”, - deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
 
Paralajmërimet e këtilla për rritje të pagave të funksionarëve i  kanë kundërshtuar  nga koalicioni “Lidhja Evropiane për Ndryshim”. 
 
“Kjo rritje e rrogës ndodh për shkak të rritjes së pagës mesatare. Megjithatë, ndodh vetëm disa muaj pasi pushteti rriti pagat e funksionarëve me 78%. Dhe me rritjen e fundit, tani shumica e funksionarëve të pushtetit do të kenë paga nga 2,500€ deri në 3,000€. Por edhe lavdërohen se e kanë rritur pagën minimale në 22,500 denarë ose rreth 370 €.”, thuhet në kumtesën e LEN-it.
 
Ndryshe, Qeveria nëpërmjet 7 ndryshimeve ligjore po shqyrton   mundësitë për zgjidhje sistemore të pagave të gjithsej 1,260 funksionarëve. 
 
GAZMEND KURTISHI