Maqedoni

Ramadani: Në vitin e ri me barrën e ndryhsimeve kushtetuese

03.01.2024 16:16

Në vitin 2024 vendi hyri me barrën e mos ndryshimeve kushtetuese, që për pasojë solli bllokimin e hapjes së kapitujve me BE-në....

Në vitin 2024 vendi hyri me barrën e mos ndryshimeve kushtetuese, që për pasojë solli bllokimin e hapjes së kapitujve me BE-në. Kështu vlerëson analisti politik Ismaet Ramadni, sipas të cilit megjithatë nuk duhet humbur shpresat në këtë rrugë, edhe pse zgjedhjet parlamentare i thellojnë ndasitë mes pushtetit dhe opozitës. Politika pro ruse është pengesë për integrimin e vendit në BE, thot Ramadani në intervistën për TVM2 me gazetaren Nermine Mulaki Fejzullahu.