Maqedoni
Mbledhja e Këshillit Gjyqësor, Dameva kthehet në postin e kryetares
03.01.2024 16:35
Vesna Dameva kthehet në krye të Këshillit Gjyqësor, pasi Gjykata Administrative ka anuluar vendimin për shkarkimin e saj...

Vesna Dameva kthehet në krye të Këshillit Gjyqësor, pasi Gjykata Administrative ka anuluar vendimin për shkarkimin e saj. Kjo u bë e ditur pas mbledhjes së sotme të këshillit ku njoftua dorëheqja e kryetarit të deritanishëm, Sashko Georgiev.
“Shoh se vendimi gjyqësor është i publikuar, e kanë dhe mediat dhe shumë mirë mund të vlerësohet se si është vendosur në këtë procedurë. Theksoj se me këtë aktvendim është shfuqizuar shkarkimi i ish-kryetares, ndërkaq unë si kryetar i përzgjedhur në maj të vitit 2023 është në fuqi, por në fund të këtij mandati si kryetar do të theksoj se personalisht konsideroj se në situata të tilla dhashë shumë nga vetja që të funksionojë Këshilli dhe së bashku me të gjithë ju kolegë kaluam në këtë periudhë të jashtëzakonshme dhe duhet të thuhet se kemi punuar me rezultate të dukshme.”, - deklaroi ish-kryetari i Këshillit Gjyqësor, Sashko Gorgiev.
“Shpresoj që viti 2024 do të jetë vit ku të gjithë anëtarët e Këshillit Gjyqësor do të gjejnë formë që të sanojnë këtë gjendje, gjegjësisht të dëshmojnë se mund edhe më tej që të lëvizin në rrugën e trasuar të këshillit duke përmbushur detyrimet bazike.”, - theksoi kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva.
MERAL ISMAILI
