Botë

Iran, 103 të vrarë nga një shpërthim

03.01.2024 16:59

Të paktën 103 persona janë vrarë dhe 170 të tjerë janë plagosur pas shpërthimeve në një ngjarje në Iran...

Të paktën 103 persona janë vrarë dhe 170 të tjerë janë plagosur pas shpërthimeve në një ngjarje në Iran, e organizuar për të nderuar një gjeneral që u vra në një sulm ajror amerikan në vitin 2020.

Shpërthimet ndodhën në ngjarjen e organizuar për të shënuar 4 vjetorin e vrasjes së gjeneralit, Kasem Soleimani, që udhëhiqte forcat elite Kuds, të Gardës Revolucionare Islamike. Ai u vra në një sulm me dron të kryer nga ShBA-ja në Irak në janarin e vitit 2020.
 
Shpërthimet ndodhën në qytetin Kerman, ku është varrosur Soleimani në Kerman, që gjendet 820 kilometra në juglindje të kryeqytetit iranian, Teheran. Mediat iraniane raportuan se “në hyrje të varrezave të dëshmorëve në Kerman ishin dy çanta me bomba, të cilat kryesi apo kryesit i shpërthyen nga largësia.”.
 
Një zyrtar lokal i quajti shpërthimet “sulm terrorist”, të cilat ndodhën në një kohë tensionesh së larta në Lindjen e Mesme, për shkak të luftës mes Izraelit dhe grupit të mbështetur nga Irani, Hamas.