Botë
Tërmeti në Japoni, bëhen përpjekje për të shpëtuar jetë njerëzish
04.01.2024 10:01
72 orët kritike për të shpëtuar jetë pas tërmetit shkatërrues në Japoni po kalojnë....

72 orët kritike për të shpëtuar jetë pas tërmetit shkatërrues në Japoni po kalojnë. Shumë njerëz janë ende nën rrënoja dhe presin ndihmë. Kryeministri Kishida urdhëroi që të bëhen të gjitha përpjekjet për të shpëtuar sa më shumë jetë.
“Situata në terren është shumë e vështirë. Ndërsa kalojnë 72 orët vendimtare për të shpëtuar jetë, ju bëj thirrje të bëni më të mirën për të shpëtuar sa më shumë njerëz. Qeveria do të mobilizojë të gjitha burimet e saj dhe do të bëjë gjithçka që është e mundur për të mbështetur të prekurit”, tha Fumio Kishida, kryeministër i Japonisë.
Rrugët e shkatërruara dhe të dëmtuara ngadalësojnë operacionin e shpëtimit, problem shtesë krijohet nga reshjet që rrisin rrezikun e rrëshqitjeve të dheut.
