Botë

Asad: Kriza ukrainase dhe siriane janë të drejtuara kundër Rusisë

26.03.2015 20:04

Qëllimi i krizave në Siri dhe Ukrainë është që të dobësohet ndikimi i Rusisë dhe të krijohen shtete marionetash...

Qëllimi i krizave në Siri dhe Ukrainë është që të dobësohet ndikimi i Rusisë dhe të krijohen shtete marionetash, vlerësoi sot presidenti sirian Bashar Al Asad.
 
"Obligim i dukshëm i çdo Qeverie është që t'i mbrojë interesat e vendit dhe të popullit. Pa dyshim se roli i Qeverisë është që t'i mbrojë ato interesa", tha Asad për mediat ruse, transmetoi TASS.
 
Ai vlerësoi se ekziston një lidhje midis krizës ukrainase dhe siriane, sepse dy shtetet janë të rëndësishme për Rusinë dhe se në dy rastet, qëllimi është që të dobësohet Rusia dhe të krijohen shtetet marionetash./mia