Botë

Kameron nga Prishtina: Mbështesim sovranitetin e Kosovës

04.01.2024 10:58

Ministri i Punëve të Jashtme i Britanisë së Madhe, Dejvid Kameron...

Ministri i Punëve të Jashtme i Britanisë së Madhe, Dejvid Kameron, është për vizitë zyrtare në Kosovë. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministren Gërvalla, kryediplomati britanik ka shprehur mbështetjen ndaj sovranitetit të Kosovës.
 
“Ne folëm këtë mëngjes për sigurinë dhe rëndësinë e kontributin që mund të japim në këtë drejtim, duke pasur parasysh edhe rolin e madh që kemi në kuadër të KFOR-it. Ne jemi mbështetës të fuqishëm të pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës", tha ai.
 
Diplomati shtoi po ashtu se stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është shumë i rëndësishëm dhe se Britania e Madhe ka investuar shumë në këtë drejtim. Pas takimit me ministren Gërvalla, kryediplomati britanik pritet të takohet edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.