Botë
Tel Aviv: Fillojmë me metoda të reja, synimi, të merret nën kontroll Kan Junisi
04.01.2024 10:30
Izraeli ka bërë të ditur se po fillon "metoda të reja" në një përpjekje për të marrë kontrollin e plotë të qytetit...

Izraeli ka bërë të ditur se po fillon "metoda të reja" në një përpjekje për të marrë kontrollin e plotë të qytetit të dytë më të madh të Gazës, Kan Junis. “Ne po përdorim asete të klasifikuara dhe të reja në këtë operacion që do ta bëjmë tërësisht derisa të arrijmë në të gjitha vendet që duhet të shkojmë."
“Kjo është një luftë kundër terroristëve - nën tokë dhe mbi tokë. Do të vazhdoj të zgjeroj këtë operacion.”, tha Daniel Hagari, zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes izraelite.
Pas vrasjes së komandës së dytë të Hamasit në Bejrut dhe frikës së një përhapjeje të konfliktit, sekretari amerikan i shtetit, Blinken, niset për një vizitë në Lindjen e Mesme.
