Maqedoni

LSDM: Qeveria rriti pagat në të gjithë sektorët

04.01.2024 15:33

Qeveria punon në interes të qytetarëve dhe pagat janë rritur në të gjitha sektorët...

Qeveria punon në interes të qytetarëve dhe pagat janë rritur në të gjitha sektorët, thonë nga LSDM-ja. Sipas tyre paga mesatare është afër 39 mijë denarë dhe për thuajse 100% janë rritur pagat në Ministrinë e Brendshme dhe në mbrojtje.
 
“Në sektorin e mbrojtjes, një ushtar profesionist gjatë kohës së qeverisjes së DPMNE-së në vitin 2016-të ka marrë 22 mijë denarë. Me LSDM-në në vitin 2022, të ardhurat mujore të ushtarëve u rritën ndjeshëm, në mbi 36 mijë denarë. Në vitin 2023, ushtarët profesionistë fituan të ardhura më të mëdha, gjithsej 35 mijë denarë. Nga qeverisja e VMRO-së dhe e LSDM-së ka dallim, bëhet fjalë për 100% rritje.”, - deklaroi deputeti i LSDM-së, Mile Taleski. 
 
VMRO-DPMNE: Qeveria realizoi 20% nga premtimet
 
Nga VMRO-ja e konsiderojnë dyfytyrësi qëndrimin e LSDM-së duke u lëvduar për rritje pagash prej 1 mijë denarë, ndërkohë që heshtin për rritjen e pagave të funksionarëve për 400 euro. Sipas partisë së Mickoskit, pushteti ka realizuar vetëm 20% nga premtimet e dhëna. Akuza drejtuan për margjinalizimin e shëndetësisë.
 
“Premtimet kanë mbetur vetëm në letër. Projektet epokale që asnjëherë nuk janë realizuar, sot janë sinonim i gënjeshtrave, manipulimeve dhe mos punimit në këto shtatë vite, si dhe margjinalizim të këtij resori. Premtuan përditësim të listës pozitive, ndërkaq nuk ka asnjë lajm nga ilaçet e reja të listës pozitive. Për momentin në klinikat më të rëndësishme mungojnë ilaçet bazike.”, - theksoi Igor Nikollov nga VMRO-DPMNE.
 
Sipas vlerësimeve të VMRO-së, përderisa në Maqedoni ekonomia është rritur për 20%, në shtetet  e rajonit sikurse Shqipëria, zhvillimi ekonomik është dyfishuar për 52%, njashtu edhe në Serbi me 50%, ndërkaq në Bullgari për 64%.
 
MERAL ISMAILI