Botë
New York, shpërthimi lëndon 12 persona
27.03.2015 14:47
Një shpërthim i mbrëmshëm, që duket i nxitur nga gazi, ka shkaktuar përfshirjen nga flakët të dy objekteve të banimit...

Një shpërthim i mbrëmshëm, që duket i nxitur nga gazi, ka shkaktuar përfshirjen nga flakët të dy objekteve të banimit, derisa zjarri ka dëmtuar edhe dy ndërtesa të tjera në qytetin e New Yorkut.
Raportimet e para flasin për 12 të lënduar, tre prej të cilëve janë në gjendje kritike. Rreth 250 zjarrfikës janë thirrur që të merren me rastin.
Kryebashkiaku, Bill de Blazio, ka thënë se shpërthimi ka bërë që dy objekte të shemben, duke përfshirë edhe atë ku ka ndodhur shpërthimi.
Ndërtesat në bulevardin e dytë ndodhen në pjesën e quajtur “East Village”, një lagje kjo e mbushur me biznese të vogla, restorante dhe apartamente.
