Maqedoni

Konfederata e Organizatave Sindikaliste: Rritje lineare të pagave për të gjithë

04.01.2024 17:17

Politikanët që kanë marrë vendim për rritjen e pagës me 400 euro, pavarësisht nëse janë konsultuar apo jo apo a ka pasur ndonjë diskutim publik...

Politikanët që kanë marrë vendim për rritjen e pagës me 400 euro, pavarësisht nëse janë konsultuar apo jo apo a ka pasur ndonjë diskutim publik,  duhet të kenë parasysh se duhet të kenë rritje lineare edhe për punëtorët dhe për të gjithë punonjësit administrativ, thonë nga Konfederatat e Organizatave Sindikaliste të Maqedonisë. Ata kërkojnë një trajtim më të drejtë dhe të barabartë për të gjithë punonjësit, duke përfshirë rritje lineare të pagave edhe në sektorin shëndetësor.
 
“Ne kërkojmë urgjentisht rritje 30% dhe rritje lineare të pagave në shëndetësi. Me rritjen e pagës minimale, pagat e të gjithë punonjësve të shëndetësisë, personelit administrativ dhe teknik të rriten në mënyrë lineare.”, - deklaroi koordinatori nacional në Sindikatat e Pavarura të Shëndetësisë, Bobi Bojçevski. 
 
“Protesta është një nga pikat statusore, pra puna bazë mbi të cilën funksionon konfederata dhe vetë publiku është i vetëdijshëm që konfederata është përjashtim nga të vetmet protesta në vend, qoftë përmes punonjësve shëndetësorë, qoftë përmes sindikatave të policisë ose arsimit. Protesta është e vetmja mënyrë për t'u treguar zotërinjve që arbitrarisht bëjnë çfarë të duan në këtë vend.”, - theksoi kryetari i KOSM-së, Goce Delçev. 
 
Nga KSL-ja thonë se njerëzit duhet të ndihmohen, sepse shporta mujore është 56 mijë denarë, kurse paga e punëtorëve shëndetësorë që kujdesen për shëndetin e të gjithëve marrin paga vetëm 24 mijë denarë. 
 
SEDAT SELIMI