Botë
Themelimi i shoqatës së re bullgare në Manastir, Joshevski: Do të ketë veprimtari kulturore
04.01.2024 17:44
s mbylljes së Qendrës Informative Kulturore Bullgare "Vanço Mihailov", në Manastir promovohet...

Pas mbylljes së Qendrës Informative Kulturore Bullgare "Vanço Mihailov", në Manastir promovohet shoqata e re bullgare "Ballkanski Most”. Lëvizja nuk ka asnjë qëllim politik, ka thënë për Televizionin E Maqedonisë, kryetari i kësaj shoqate, Lupço Joshevski. Veprimtaria e saj do të ketë në fokus aktivitetet në kulturë, arsim dhe traditë.
“Bëj diçka që mendoj se do të më plotësojë: kulturë, arsim, para së gjithash për të rinjtë, pak ta shohin me sy evropian, t’i vetëdijësojmë fëmijët, se nëse shkojmë në Evropë ka akoma shpresë për Maqedoninë. Nuk ka konotacion negativ apo të emërohet me figurë historike. Këto janë jashtë veprimtarisë sonë.”, - deklaroi kryetari i Shoqatës “Ballkanski Most”, Lupço Joshevski.
Joshevski nuk ka mohuar kontaktet me bullgarët e fqinjit lindor, por thotë se janë vetëm miqësore, pa prapavijë politike. Shoqata nuk do të merret me të kaluar dhe problemet dypalëshe, shton ai, duke konsideruar se mekanizmat politike dhe juridike për zgjidhjen e problemeve dypalëshe i posedon shteti. Përkujtojmë se disa shoqata bullgare vitin e kaluar u fshinë nga Regjistri Qendror për shkak se Ligji për shoqatat dhe fondacionet, ua ndaloi shoqatave civile, fondacioneve dhe partive politike të përdorin emra, pseudonime, që kanë të bëjnë me fashizmin, nazizmin dhe gjenocid.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
