Shënuan 148 pikë dhe prap humbën ndeshjen
04.01.2024 17:53
Skuadrës së Detroit, nuk po I ndihmon as mbushja e kosheve kundërshtarë, pasi është skuadra më e keqe në NBA...

Skuadrës së Detroit, nuk po i ndihmon as mbushja e kosheve kundërshtarë, pasi është skuadra më e keqe në NBA. Këta krahas asaj që shënuan 148 pikë, prap në fund pësuan disfatë!
Pistonsët me rezultatin 154:148, ashtu që kjo ishte humbja e tyre e 29 sezonale. Detroit kishte 28 humbje me radhë, që paraqet rekordin negative të një sezoni, ndërsa kohën shtesë me Juta-në, e siguruan me tre pikëshin e shënuar me sirenën. Indiana fitoi 142-130 ndaj Milwaukee në një përballje mes ekipesh pretendente në Lindje. Haliburton me 31 pikë e 12 asist ishte më i miri për Indiana, duke i bërë të pavlefshme 26 pikët e Antetokounmpo. Fiton edhe Toronto, që falë 26 pikëve të Quickley mundi 116-111 Memphis jashtë fushe.
Zhgënjen ekipi i Lakers, që u mund 110-96 nga Miami, duke pësuar humbjen e tretë radhazi. 8 lojtarë të Miami ralizuan mbi 10 pikë. Skuadra e Clippers mposhti 131-122 Phoenix, ndeshje ku u dalluan George me 33 pikë e Leonard me 30 pikë. Minnesota mbron vendin e parë në Perëndim pavarësisht humbjes 117-106 ndaj New Orleans, ndeshje ku u dallua Williamson me 27 pikë.
NBA-Rezultatet e sotme
- Utah Jazz – Detroit, 154-148
- Phoenix – Clippers, 122-131
- Lakers – Miami, 96-110
- Sacramento – Orlando, 138-135 Cleveland – ËWashington, 140-101
- Indiana – Milwaukee, 142-130
- Atlanta – Oklahoma, 141-138
- Houston – Brooklyn, 112-101
- Memphis – Toronto, 111-116
- Minnesota – New Orleans, 106-117
- Dallas – Portland, 126-97
- New York – Chicago, 116-100