Limani largohet nga Shkëndija

04.01.2024 17:56

Mbrojtëzi Ardian Limani dhe Shkëndija kanë ndarë rrugët, ka njoftuar klubi tetovar....

Mbrojtëzi Ardian Limani dhe Shkëndija kanë ndarë rrugët, ka njoftuar klubi tetovar.
 
"Mbrojtësi kosovar Ardian Limani nuk është më pjesë e Shkëndijës, pasi klubi dhe lojtari kanë shkëputur marrëveshjen me konsesus. Pas analizës dhe vlerësimit të brendshëm, KF Shkëndija konfirmon ndërprerjen e bashkëpunimit me Ardian Limanin. Ndarja vjen pas një marrëveshje të dyanshme", ka njoftuar klubi tetovar. "Klubi e falenderon Ardian Limanin për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi, duke i uruar shëndet e suksese të metutjeshme në sfidat e tij të ardhshme".
 
Limani i ishte bashkuar Shkëndijës nga Drita e Gjilanit.