Uzuni shënon, Granada fiton ndeshjen

04.01.2024 17:58

Granada të mërkurën në mbrëmje fitoi 2:0 ndaj Cadizit, në ndeshjen e dy skuadrave që po luftojnë për mbetje në elitën e futbollit spanjoll....

Granada të mërkurën në mbrëmje fitoi 2:0 ndaj Cadizit, në ndeshjen e dy skuadrave që po luftojnë për mbetje në elitën e futbollit spanjoll. Ndeshja i ka takuar xhiros së 19-të të La Ligas. Ndërsa futbollisti shqiptar Myrto Uzuni ka kontribuuar me gol në fitoren shumë të rëndësishme të Granadas.
 
Golin e gjashtë të edicionit në La Liga, sulmuesi i Shqipërisë e shënoi në minutën e 22-të, ndërsa u zëvendësua dhjetë minuta para fundit të ndeshjes. Granada me këtë fitore ka 11 pikë dhe zë pozitën e parafundit në tabelë.