Botë
Seuli kërkon çlirimin e qytetarëve nga Koreja veriore
27.03.2015 14:51
Koreja e Jugut ka kërkuar sot lirimin e menjëhershëm të dy qytetarëve të saj nga Koreja e Veriut...

Koreja komuniste ka arrestuar këta dy persona duke i akuzuar si spiun të Koresë kapitaliste.
Dje, agjencia e lajmeve e Koresë Veriore, KCNA, ka transmetuar pamje të dy personave në moshë mesatare, duke i identifikuar si Kim Kuk Gi dhe Choe Chun Gil.
Raporti thoshte se të dy punojnë si spiun në Shërbimin e Inteligjencës Kombëtare të Seulit, ndërsa janë të angazhuar në qytetin Dandong, që gjendet përgjatë kufirit me Kinën.
KCNA nuk thoshte se ku dhe si janë arrestuar këta dy persona.
Seuli e ka dënuar këtë incident dhe ka kërkuar lirimin dhe kthimin e tyre të menjëhershëm në Korenë Jugore.
